Pas dimrit pa reshje, fermerët gjermanë të frikësuar nga thatësira

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Temperatura të enjten në Berlin u regjistrua 26 gradë Celsius. Kjo është 11 gradë mbi mesataren dhe rreth 5 gradë më pak se rekordi. Pranvera e vitit 2018 çoi në një verë dhe vjeshtë të nxehtë rekorde në pjesën më të madhe të Evropës qendrore.

Sipas phys.org, periudha katër-mujore nga prilli deri në korrik të vitit 2018 ishte më e ngrohta në Gjermani që nga fillimi i regjistrimit të motit. Si pasojë, deri në gusht, rreth 90 për qind e territorit gjerman ishte në një thatësirë.

Shërbimi i motit DWD të Gjermanisë thotë se deficitet e lagështisë së tokës vazhdojnë që nga thatësirat e Evropës në vitin 2018 dhe nuk janë përmbushur as nga reshjet e dimrit. DWD deklaroi se kushtet pas dimrit në shumë rajone të Gjermanisë ishin “dukshëm më keq në vitin 2019 krahasuar me vitin e kaluar”.

Dimrat gjermanë janë me lagështi, por jo si ky i fundit. Përderisa Mali i Zi në Gjermaninë jugore ka pasë një dozë të mirë të shiut dhe borës, kjo nuk ka qenë kështu edhe për pjesën më të madhe të vendit.

Berlini duhet të kishte rreth 330mm shi prej shtatorit deri më tani, ndërsa janë regjistruar vetëm 233mm – 70 për qind të mesatares.

Fermerët në Brandenburg, shteti që rrethon Berlinin, tashmë janë të shqetësuar për korrjet e tyre.

“Ne po shpresojmë shumë për shi, muaji vendimtar për ne është maji,” tha zëdhënësi i federatës rajonale të fermerëve, Tino Erstling.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme