PDK-ja kërkon ndërprerje të seancës

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar që të adresohen kërkesat e veteranëve të UÇK-së pas rinisjes së seancës së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka kërkuar që seanca të ndërpritet dhe të ftohen përfaqësuesit e veteranëve për konsultim.

“Ne po mundohemi të jemi konstruktiv, ju kemi kërkuar juve që të mos ballafaqohemi dhe të mos jenë veteranët një kategori që të përplasemi në kuvendin e Kosovës. Të filloni një dialog ta gjejmë një zgjidhje. Ne kemi vazhdimësi protesta të veteranëve duke e kërkuar një të drejtë të tyre. Prandaj sot po kërkojmë sqarim, sot në respekt të atyre njerëzve ta ndërpremë këtë seancë të mblidhet komisioni për Buxhet dhe Financa, dhe të ofrohen edhe përfaqësuesit e organizatave veteranëve dhe të filloj dialogu e të gjejnë kompromis për këtë kategori”, tha Tahiri.

Të ngjashme