PDK-ja ruan dy bastionet e saj

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 22:28 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 57,22% të votave të përgjithshme për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur të ruaj dy komunat të cilat konsiderohen bastione të saj, siç janë Skenderaj dhe Drenas.

Në Skenderaj deri më tani PDK ka marrë 73,93% kurse në Drenas ka 61,77%.

Ajo çfarë vërehet deri më tani është një garë e ngushtë mes PDK-së dhe LVV-së në komunën e Dragashit, ku deri më tani PDK ka 23,91% kurse LVV 23,5%.

Befasi është humbja e PDK-së në komunat Shtime dhe Ferizaj të cilat qeverisen nga ky subjekt.

PDK në Shtime ka arritur të renditet e dyta me 31,19% krahasuar me LVV-në që ka marrë 49,74%.

E në komunën e Ferizajt, PDK ka marrë 22,62% kurse LVV ka 59,39%.

Duhet theksuar se këto nuk janë rezultatet përfundimtare dhe se numërimi i votave është duke vazhduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme