PDK: Mocionin e Vetëvendosjes e votojmë vetëm nëse procedohet në Kuvend

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës do të veprojë në mënyrë të njëjtë ndaj mocionit që ka iniciuar Vetëvendosje, ashtu sikur ndaj mocionit të iniciuar nga LDK, për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kjo parti nuk kishte dhënë nënshkrimet për mocionin që të procedohet në Kuvend, por kishte votuar në seancë për rrëzimin e Qeverisë Kurti, kur kishte hyrë në rend dite.

Zyrtarë të PDK-së kanë thënë për Ekonomia Online, se ata do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, nëse mocioni hynë si pikë në rendin e ditës në Kuvend.

“Nuk e kemi nënshkruar as mocionin për rrëzimin e Albin Kurtit, kur e ka nise LDK. Kështu qe se nënshkruajmë asnjë mocion, vetëm e votojmë nëse vjen Kuvend”, ka thënë zyrtari i PDK-së, për ekonomia online.

Përkrahje të mocionit të Vetëvendosjes nuk do të jap as Nisma e Fatmir Limajt. Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i kësaj partie  Endrit Shala.

Vetëvendosje ka 31 deputetë dhe i duhen të paktën edhe 9 vota që mocionin ta procedojë në Kuvend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme