Për çka u dakorduan ministri Zemaj e homologia e tij në Shqipëri

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka qëndruar të martën në një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është pritur nga homologia e tij, Ogerta Manastirliu.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një prononcim për portalin arbresh.info tregon se në këtë takim, biseduan për tu dakorduar për çdo veprim që marrin dy shtetet.

“Ky takim ka qenë në mes dy ministrave të fushës për t’u koordinuar për çdo veprim që ndërmerret nga qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi koordinuar që kontrollet të bëhen në pikat kufitare në mënyrë që të kemi evidenca për hyrje dhe dalje”, tha ministri Zemaj.

Po ashtu, Zemaj tha se kanë diskutuar që të kenë takime edhe me homologët tjerë të rajonit.

Po ashtu, përmes një statusi në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu tha se kanë shkëmbyer përvojat e menaxhimit dhe përgjigjes së sistemeve tona shëndetësore ndaj pandemisë COVID19.


Të ngjashme