Për këtë Kurban Bajram do të ndalohet therja e kafshëve në shtëpi

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës sot pritet të marrë masa të reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19

Gazeta Sinjali mëson se ndër të tjera se Qeveria pritet të marrë vendim për ndalimin e therjes së kafshëve në çfarëdo ambienti të mbyllur apo të hapur.

Kjo pritet të lejohet vetëm në ambientet e autorizuara për therjen e kafshëve.

“Ndalohet therja e kafshëve në çfarëdo ambienti të hapur apo të mbyllur, përveç në ambientet e autorizuara për therjen e kafshëve”, thuhet në propozim-vendim.

Kjo masë dhe masa të tjera që pritet të hyjnë në fuqi sot, janë duke u votuar në mënyrë elektronike nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

Të ngjashme