Përkundër pauzës në muzikë, Ed Sheerani fitoi afër 90 milionë dollarë

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se Ed Sheerani ka fituar 89.3 milionë dollarë (73.2 milionë euro) ndërmjet vitit 2019-2020, përkundër pauzoi nga muzika.

Ylli i hitit “Castle on the Hill” së fundmi është kthyer me këngën “Aftergloë”, pothuajse një vit jashtë studios së tij muzikore dhe pa qenë në qendër të vëmendjes, megjithatë në llogarinë e tij të bankës janë arkëtuar dhjetëra miliona dollarë.

Sipas The Sun kompania e këngëtarit “Nathan Cable Touring” regjistroi një qarkullim prej më shumë se 94.7 milionë dollarë dhe fitime prej 50 milionë dollarësh për vitin financiar që përfundon më 31 mars 2020.

Derisa Ed Sheeran Ltd, që ka përfitime nga shkrimet, incizimet dhe prosuksionin e muzikës së tij, ka pasur profit prej 39.2 milionë dollarë.

Kjo nënkupton se për periudhën prill 2019 dhe mars 2020 ylli britanik ka arkëtuar afër 90 milionë dollarë.

Ed raportohet të ketë pasur një vit të ngarkuar, përkundër që ka pushuar nga muzika, pasi në shtator kishte bërë të ditur për lindjen e vajzës së tij Lyra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme