Pesë të vdekur dhe 276 raste të reja me Coronavirus në Serbi

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Po rriten numrat sa i përket të të infektuarve dhe të vdekurve nga coronavirusi në shtetin e Serbisë.

Sipas informacioneve të fundit, 276 raste të reja janë regjistruar në Serbi gjersa pesë persona kanë ndërruar jetë, raporton b92.

Gjithashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 9,922 persona, transmeton Telegrafi.

Autoritetet shëndetësore mjekësore kanë bërë të ditur se në oksigjeno terapi janë gjithsej 118 pacientë.

Ndryshe, Serbia deri më tani ka regjistruar 27332 persona të infektuar me coronavirus gjersa kanë vdekur 626 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme