Pesë vjet për harmonizim të legjislacionit me Direktivën e Shërbimeve të BE-së

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 08:18 | Nga

Për t’u harmonizuar me Direktivën e Shërbimeve të Bashkimit Evropian, në Kuvendin e Kosovës duhet të amendamentohen dhe plotësohen brenda pesë vjetëve 25 ligje dhe 29 akte nënligjore. Implementimi i kësaj direktive, sipas gjetjeve të projektit të prezantuar të enjten nga Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, është një ndër obligimet kryesore që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, shkruan sot Koha Ditore.

Kuvendi i Kosovës një vit më parë ka miratuar Ligjin e Shërbimeve, me të cilin Direktiva e Shërbimeve e BE-së do të zhvendoset tek legjislacionin kombëtar. Qëllimi i kësaj direktive është krijimi i një tregu të shërbimeve, që do të lehtësonte futjen e shërbimeve në Kosovë nga shtetet anëtare të BE-së, e po ashtu do të lehtësonte edhe futjen e shërbimeve nga Kosova në këto shtete.

Shefi i seksionit për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, ka thënë se ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi është një tullë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, në veçanti për liberalizimin e vizave, gjë që do të lehtësonte zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme