Policia jep detaje rreth rastit të burrit që i ra shuplakë gruas duke dalë nga QKUK-ja

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e së martës, një burrë është parë duke i rënë shuplakë në kokë gruas së tij, derisa të dy dilnin nga QKUK-ja. Policia ka dhënë detaje për këtë rast.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se në lidhur me rastin, është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, palët të lirohen në procedurë të rregullt.

“Bazuar në video incizime, vërehet i dyshuari mashkull kosovar duke dalur nga emergjenca e QKUK-së ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që  pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

Ndërkohë, është bërë e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme