Presidenti Thaçi nis ditën me të rinjtë e PDK-së

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka nisur sot ditën duke pirë kafe me të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën ai dikur e kishte drejtuar që nga themelimi në 1999 e deri në 2016.

Thaçi është takuar me kryetarin e Rinisë së Parisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, së bashku me anëtarët e rinj të tjerë.

Në lidhje me këtë takim ka folur për klankosova.tv Donjet Bislimi, i cili tha se ”ky ishte vetëm një takim i rastit me presidentin Hashim Thaçi”.

Së bashku me të tjerët, Thaçi e Bislimi janë parë të kenë bërë simbolin e dikurshëm të partisë.

Të ngjashme