Prishtina e pasluftës në sytë e të huajve: Vend i jetës së natës

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Në vitet e fundit të 1990-ta, Kosova, atëherë pjesë e Jugosllavisë, ishte vend i një lufte të hidhur njëvjeçare midis forcave jugosllave, hapësirat e saj publike , siç ndodh shpesh në kohë lufte, u riparuan.

Stacioni i trenit në Prishtinë, në Kosovën veriore, ka shërbyer pikë arritje për refugjatët që kalonin nga i gjithë rajoni. Njerëzit flinin nëpër holle, gratë lindnin fëmijët aty, dhe të tjerët u trajtuan.

Kështu fillon artikulli i revistës “Condé Nast Traveller”, revistë kjo që u kushton artikuj udhëtimeve nëpër vende të ndryshme.

Për të përshkruar jetën e natës në kryeqytetin e Kosovës, revista tregon kontekstin social e kulturor të një vendi që ka dalë nga lufta.

Stacioni i njëjtë, vazhdon artikulli, është shndërruar në një vend për pasionantët e muzikës. Tani aty është një klub nate i quajtur Bahnhof, ku organizatorët e ndejave dëshirojnë të sjellin sërish energji në shtetin ku s’e njohin ende disa vende, përfshirë Serbinë. Por SHBA e ka njohur që nga viti 2008.

Prishtina e pasluftës përshkruhet si një qytet me shumë energji por që, afro dy dekada me vonë pas përfundimit të luftës, energjia është e njëjtë por industria e muzikës është në fillim të saj ashtu si edhe vetë shteti. Nuk ka më asnjë financim qeveritar për muzikë.

Me 70 për qind të popullsisë së saj nën 35 vjeç, Kosova ndihet sikur është në prag të një shpërthimi kulturor. Çdo verë, gjithnjë e më shumë festivale dhe koncerte janë shtuar në listë – këtë vit, për shembull, ishte Dua Lipa e cila kryesoi Festivalin Sunny Hill.

Udhëhequr nga osmanët për pesëqind vjet dhe nga Jugosllavia në shumicën e shekullit 20-të, Prishtina është një mash me kontradikta.Monedha zyrtare është euro, por Kosova nuk është pjesë e BE-së.

Shumica e kosovarëve flasin rrjedhshëm gjuhën angleze, por, për shkak se ata nuk janë pjesë e BE-së dhe nuk kanë liberalizim të vizave, është e vështirë për ata të udhëtojnë jashtë vendit.

Popullsia e vendit është shumicë myslimane, dhe derisa nuk do të gjesh mish derri në ndonjë meny në Prishtinë, do të duhet të shtypësh veshët kur dëgjon thirrjen për lutje.

Në këtë artikull Prishtina veçohet për turistët edhe pse nuk ka traditë turistësh.

“Prishtina mund të jetë një nga vendet e pakta në botë ku nuk jeni trajtuar si turist.

Shoferët e taksive nuk do t’ju “shqyejnë” dhe askush nuk do ta ngrejë çmimin në një restorant apo dyqan.

Në vend të kësaj, kosovarët do t’ju trajtojnë si një mysafir me dashamirësi”, shkruhet në artikullin kushtuar Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme