Prishtinë: Asistoi në votim për nënën e tij 84-vjeçare, mbetet pa votuar

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar nga komuna e Prishtinës është ankuar se komisionerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ia kanë mohuar atij të drejtën e votimit.

Qytetari Kushtrim Demiri, deklaroi për Klan Kosova se ai paraprakisht kishte asistuar për nënën tij e cila i ka 84 vjet.

“Kam asistuar për nënën 84-vjeçare. I kam ndihmuar për të votuar. Por, kur kam shkuar për të votuar tek Fakulteti Filologjik, nuk më kanë lënë. Më ka mbetë pak ngjyrë spreji tek një pjesë në dorën e majtë dhe më thanë që nuk mundesh me votu, sepse ke votuar edhe më herët”.

“Unë ju thashë që ta ftojnë edhe prokurorin. Nëse kam votuar, edhe le tӕ më burgosin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme