Prizren, një polic dhe vajza e tij gjenden të vrarë

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte mbrëma në Prizren, atje babë e bijë kanë vdekur.

Gazeta Metro ka mësuar se babë e bijë janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Prizren, më saktë në lagjen e njohur “Durmish Asllano”.

Metro ka mësuar se Policia e Kosovës ka arritur rreth orës 19:00 në vendin e ngjarjes dhe tani po merret me rastin.

Ndërsa, kryeprokuroi në Prizren, Admir Shala, ka thënë për Express se një nga viktimat është zyrtar policor.

“Ka ndodhur një rast tragjik, ku ne një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrare nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësite tjera relevante kane dalur ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, ka thënë Shala për Gazetën Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme