Prodhuesit kinezë të dronëve dhe çipave futen në listën e zezë të ShBA-së

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Prodhuesi i dronëve “DJI” dhe prodhuesi i çipave “SMIC” janë dy kompanitë e fundit kineze që i janë shtuar listës së zezë të tregtisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në total, 77 firma i janë shtuar listës – shumica nga Kina.

Lista e Departamentit të Tregtisë tashmë ka më shumë se 275 firma nga Kina, përfshirë gjigantin e telekomit, Huawei.

Lëvizja shihet si goditja e radhës e presidentit në largim, Donald Trump, kundër Kinës.

Administrata amerikane ka thënë se po i fut në këtë listë çipat “SMIC” për shkak të lidhjes me ushtrinë kineze. Kjo kompani është themeluar më 2000 dhe ka qenë ndër prodhuesit më premtues të çipave në Kinë.

Sa i përket “DJI”, një nga firmat më të njohura të dronëve, SHBA-ja ka thënë se beson që kompania ka luajtur rol në shkeljen e të drejtave të njeriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme