Prokuroria e Shtetit për 24 orë ngriti 35 aktakuza kundër 46 personave, për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur 35 aktakuza kundër 46 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas një njoftimi për media thuhet se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 23 persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave të dyshuar, është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi, si dhe, është paraqitur një kërkesë për sekuestrim.

Tutje në njoftim Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë persona për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe në drejtim të veprës penale “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Më poshtë mund t’i lexoni aktakuzat e ngritura nëpër Prokuroritë Themelore nëpër komunat e Kosovës:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi, si dhe ka ngritur 15 aktakuza kundër 24 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka ngritur gjithsej katër aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona për 48 orë, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, janë sekuestruar disa pajisje nga një person i dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi i malrave“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme