Prokuroria intervenon në rastin e votimeve në veri, intervistohet komisionerët në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Shtetit ka intervistuar komisionerët në qendrën e votimit, në shkollën “Sveti Skava:, ku një komisionere kishte thënë se ka parë persona që kishin tentuar të votonin më shumë se një herë.

Sipas prokurorisë, komisionerët e tjerë e kanë mohuar një gjë të tillë.

“Ju njoftojmë se menjëherë pas marrjes së informatave Prokurori i Shtetit, ka ndërmarrë veprimet, ku ka intervistuar komisioneren e cila e ka paraqitur rastin, si dhe të gjithë komisionerët e subjekteve të tjera. Ndërkaq, komisionerët e subjekteve tjera të cilët kanë qenë në klasë, pas intervistimit nga Prokurori i Shtetit, e kanë mohuar të kenë parë persona të njëjtë duke votuar më shumë se një herë”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Telegrafin.

Ndryshe, koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka thënë më herët se për rastin në Mitrovicën e Veriut që u raportua se po lejohet që një person të votojë disa herë, po presin konfirmim për të intervenuar.

Pula sqaroi po ashtu se komisionerët që janë brenda dhe vëzhguesit duhet të raportojnë për parregullsitë, pasi policia dhe prokuroria nuk mund hyjnë brenda në vendvotime nëse nuk raportohen parregullsitë

“As prokurori i shtetit e as policisë e Kosovës, nuk mund të hyjnë brenda. Vetëm kur na thirrin, ne mundemi me hy. Nëse ata nuk na raportojnë, siç e kanë obligim atëherë është përgjegjësia. Tani e mora këtë informacion dhe besoj se do të trajtohet me kohë”, tha Pula në RTK.

Edhe kryetarja e KQZ-sw, Valdete Daka në konferencën për media ka folur edhe për parregullsitë që janë raportuar në qendrën e votimit “Aziz Sylejmani”, i njohur si “Sfeti Sava” në Mitrovicën e Veriut.

Daka tha se me këtë çështje është duke u marrë Prokuroria.

“Me këtë çështje është duke u marrë Prokuroria sepse është një vepër penale. Pasi që të kemi informatat e plota dhe Prokuroria të bëjë hetimin komplet do ta dimë se çfarë ka ndodhur konkretisht “, ka thënë Daka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme