Prokuroria nis raportimin 24 orësh

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës –Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar personi me inicialet B.S., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar personi me inicialet V.H., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Dëmtim në pronë”.

Ndërkaq, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar 2 persona të dyshuar për veprën penale “Lëndimi trupor”.

Një i dyshuar tjetër është ndaluar me urdhër te Prokurorit për 48 orë, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikeve”. Po ashtu, në mbajtje janë katër persona të dyshuar për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria Themelorë në Gjakovë, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit, për një person, për veprën penale “Dhunë në Familje”, dhe “Armëmbajtje pa leje”. Po ashtu, kjo prokurori ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, për personin e njëjtë për veprën penale “ Dhunë në Familje”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Pejë – Departamentin e Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit është ndaluar një person i dyshuar për 48 orë, pasi që tek i njëjtit është gjetur narkotikë i llojit heroinë, e gatshme për shitje.

Prokuroria Themelore e Pejës – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurit F.N, për shkak se i njëjti ka shkaktuar aksident me fatalitet me datën 11 maj në qendër të Pejës dhe kishte për të kryer veprën penale “rrezikimi i trafikut publik” neni 370, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Po ashtu, në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Pejës, janë ndaluar dy persona me nga 48 orë. Personi i parë është ndaluar nën dyshimin se viktimës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, personi i dytë është ndaluar për shkak të dyshimit se i njëjtit ka kryer veprën penale “Pengim i Personit zyrtar gjatë detyrës zyrtare”.

Në Prokurorinë Themelore të Gjilanit – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit R.A. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’.

Në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, është bë kërkesë për ndalimin e një personi për 48 orë, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Prokuroria e Gjilanit- Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi, për shkak të veprës penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.

Prokuroria Themelore e Gjilanit njofton se gjatë 24 orëve të fundit në fshati Pasjak, komuna Novobërdës, janë kryer dy vepra penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.

Në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i cili ka qenë në kërkim për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Narkotikët” nga neni 273.

Të ngjashme