Protestuesit kundër Vuçiqit kanë një kërkesë për Kosovën

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit serbë që po janë ngritur kundër Vucic për shkak të politikave të tij autoritare, kërkojnë liri por kanë qëndrime edhe më destruktive për Kosovën, dhe këtë e vërteton edhe kërkesa e tyre për Republikën që ata e kanë për Vucic.

Ata kanë akuzuar presidentin serb se politika e tij po bën që ‘Serbia të humb Kosovën’. Protestuesit kanë shkruar se me marrëveshjet që ka arritur në Bruksel po mundohet t’i bindë se ka fituar porn ë anën tjetër gjyqtarët serbë në Kosovë betohen me Kushtetutën e Kosovës.

“Kanë kaluar tetë vite, prej kur ke premtuar se kur të marrësh pushtetin, do të anulosh të gjitha ato që kanë qenë marrëveshje për Kosovën. Shtatë vite kanë kaluar prej kur je në pushtet, gjashtë prej të cilave kur i vetëm ke arritur marrëveshjen e Brukselit. Derisa feston fitore prej 5:0, fabrikat e tua të gënjeshtrave mundohen të na bindin se fotografia e fituesit është gjyqtari serb i cili betohet me kushtetutën e shtetit të Kosovës. Dhe punonjësi i doganës në uniformën e Kosovës”, thuhet në fillim të njoftimit të organizatorëve të protestës ”një nga pesë milion”.

Ata vazhduan me akuzat se me politikat e Vucic ‘nuk ka mbetur asnjë tokë serbe në Kosovë’, duke aluduar në atë se veprimet politike të Vucic kanë bërë që Serbia ta humb Kosovën.

“Aleksandar Vucic, nga fitoret e tua, nga pretendimet e tua se nuk fle gjumë dhe nuk ushqehesh, kemi arritur deri aty ku nuk kemi asnjë metër të tokës serbe në Kosovë. Të na thuash se nuk ka serbë në Kosovë. Pse gënjen? Ka serbë në Kosovë, ka edhe tokë serbe. Pse na kanë vendosur taksë 100 % një Qeveri ku ulen tre ministra të juaj? Pse ata janë ende ministra”, pyeten organizatorët e protestës.

Ndryshe, protestat kundër Vucic janë rezultat i pakënaqësive të protestuesve me politikat e presidentit serb. Ata akuzojnë atë për autoritarizëm dhe për politika të gabuara në lidhje me Kosovën. Protestat filluan edhe si reagim pas sulmit fizik ndaj kryetarit të partisë socialdemokrate, Borko Stefanovic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme