Pse nuk u vaksinua dje Angela Merkel?

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja gjermane Angela Merkel ende nuk është vaksinuar kundër koronavirusit. Termini i saj për vaksinim ishte ditën e djeshme.

Emri i kancelares Merkel për vaksinimin atë ditë ishte shënuar në qendrën e vaksinimit “Tempelhofer Feld”.

Në këtë qendër ofrohen vaksinat e kompanisë Astra Zeneka. Por, Merkel nuk ka shkuar fare për tu vaksinuar duke mos e përfillur aplikimin e saj.

Zëdhënësi i qeverisë Stephen Cybert nuk ka dashur të komentojë refuzimin e Merkel.

“Kancelarja do të vaksinohet në një të ardhme të parashikueshme dhe publiku do të jetë i informuar për këtë” ka thënë ai.

Merkel gjithmonë ka thënë se po pret radhën e saj për vaksinim, ndryshe nga shumë politikanë në provinca që ishin ndër të parët që nxituan të imunizohen, duke deklaruar se ata duan të inkurajojnë besimin e qytetarëve në vaksinat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme