Qendra e masazhit në Prizren kapet në flagrancë, shfrytëzuan vajzat e reja për shërbime seksuale

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Me lejen e Gjykatës Themelore në Prizren një polic ka simuluar në një qendër masazhi në Prizren dhe ka vërtetuar se aty ofrohen edhe shërbime seksuale.

Për këtë Gjykata ka dënuar me nga një vit burgim dhe gjobë me para, dy të akuzuar të cilët kanë kryer veprën penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”

“Prej datës së pavërtetuar e deri me datë 22.11.2019, rreth orës 21:55 min, në Prizren, në lokalin “R…. Massage”, të akuzuarit F.B., e A.G., rekrutojnë, organizojnë, mbajnë dhe kontrollojnë personin tjetër me qëllim të mundësimit të prostitucionit dhe atë katër (4) të dëmtuara, në atë mënyrë që punësojnë vajza kryesisht të moshave të reja, duke shfrytëzuar gjendjen e tyre të rëndë ekonomike, pa kontrata pune dhe pa kurrfarë kualifikimi profesional, i angazhojnë kinse për qëllim të ofrimit të shërbimeve të masazhit, të cilave pas ofrimit të pagës dhe përqindjes në shërbim, u ofrojnë edhe banim pa pagesë sipas lokalit ku ushtrohet veprimtaria në fjalë.

Gjatë zbatimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit me datë 22.11.2019 rreth orës 21:55 min, agjenti i stimuluar me urdhëresë të Gjykatës, shkon në qendrën “R….. Massage” ku fillimisht në recepcion paguan shumën prej 30 euro për masazhe, dhe më pas punëtorja, e cila pos masazhës në dhomë, i ofron agjentit Policor shërbim seksual në këmbim të të hollave prej 50 euro, të cilat të holla ky i fundit i paguan dhe më pas ndërhyn Policia duke e kapur në flagrancë”.

– Të akuzuarit F.B., Dënim me GJOBË në shumën prej 500 (pesëqind) euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, dhe DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22.11.2019, deri me datë 22.12.2019

– Të akuzuarit A.G., Dënim me GJOBË në shumën prej 500 (pesëqind) euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, dhe DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22.11.2019, deri me datë 22.12.2019

Gjithashtu, krahas dënimit kryesor, të akuzuarve Gjykata i ‘u ka shqiptuar edhe dënim plotësues dhe atë:

– Konfiskimin e tri (3) monedhave letre 50 euro (3×50=150), pesë (5) monedha letra 10 euro (5×10=50), tri (3) monedha letre 5 euro (3×5=15),

– Telefon Samsung DUO J4

– Telefon Samsung A5

Të gjitha sendet e konfiskuara si mjete – sende me të cilat është kryer vepra penale.

Të akuzuarit janë obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, ashtu që secili veç e veç obligohet të paguajë shumën prej 50 euro, dhe shumën prej 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme