QMF-ja në Prizren me shërbim gjithëditor dhe atë laboratorik

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Reçanë prej fillimit të këtij muaji mund të kryhen shërbimet bazike laboratorike.

Po ashtu, kanë theksuar se tani e tutje kjo QMF do të punojë në dy ndërrime, me qëllim të ofrimit të shërbimeve mjekësore për banorët e kësaj ane. Këto veprime janë përshëndetur nga përfaqësuesit politikë të komunitetit boshnjak, të cilët kanë theksuar se ka qenë kërkesë e kamotshme e banorëve të Luginës së Lumëbardhit (Zhupës).

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se pas konstatimit të gjendjes në QMF-në e Reçanit, javë më parë, nga drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, nga fillimi i nëntorit kanë filluar të bëhen ndryshimet për t’i përmbushur nevojat e banorëve të asaj ane. Sipas komunikatës në këtë QMF ka filluar të funksionalizohet laboratori, në të cilin do të mundë të kryhen shërbimet bazike laboratorike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme