Rama: Mosliberalizimi për kosovarët, turp i pashlyeshëm i Bashkimit Europian

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është acaruar në mbledhjen e sotme të dy qeverive shqiptare, dhe kjo ndodhi përsëri për shkak të mosliberalizimit të vizave për Kosovën.

Rama ka përsëritur se një vendim i tillë mbetet turp i pashlyeshëm për Bashkimin Europian, meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, njofton Klan Kosova.

“Nuk e di çfarë duhet të besoj lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Nuk më mbetet veçse të përsëris se mosliberalizimi është një turp i BE-së, turp i pashlyeshëm”.

“Jo për arsye që Kosova nuk ka bërë detyrat, por sepse Kosova është marrë peng i dinamikave të brendshme në vendet e caktuara të BE-së”.

“Është marrë peng i logjikës elektorale në vendet e ndryshme të BE-së dhe Kosova duhet të pres si mbarojnë një palë zgjedhje në një vend, e pastaj kur ka zgjedhje në një vend tjetër”.

“Akoma sot nuk arrij të kuptojë asgjë nga ato që thonë”.

“Por kuptoj që arsyeja është ajo që nuk e thonë. Kosova e paguan me mosliberalizim të vizave, Shqipëria e Maqedonia e Veriut e paguajnë me sajesa sipas konfiguracionit elektoral në një vend në vend tjetër – dhe rajoni e paguan në tërësi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme