Ramush Haradinaj udhëton për Amerikë

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj pritet që nesër të udhëtojë në Amerikë.

Burime të Klan Kosovës kanë konfirmuar se Haradinaj është pajisur me vizën amerikane pas një periudhe problematike në raport me këtë çështje.

Arsye e shkuarjes së Haradinajt në Amerikë janë takimet që do t’i zhvillojë me mërgatën shqiptare atje.

Burimet e Klan Kosovës kanë konfirmuar gjithashtu se shefi i qeverisë kosovare pritet të ketë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë amerikanë ku do të diskutohet rreth çështjeve të rëndësishme si dialogu me Serbinë, taksa 100 % , Ushtria e Kosovës si dhe çështje të tjera në raportin mes SHBA-ve dhe Kosovës.

Deri në këto momente kryeministri Haradinaj nuk e ka konfirmuar vizitën zyrtare që do ta zhvillojë në Amerikë.

Qëndrimi dhe insistimi i kryeministrit kosovar për taksën 100 % nuk ka qenë në përputhje me qëndrimin amerikan lidhur me këtë çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme