Rangnick ka marrëveshje me Unitedin

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Gjermani Ralf Rangnick pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës së Manchester Unitedit. Mediumet britanike kanë raportuar të enjten se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe është çështje kohe para se Rangnick të zyrtarizohet.

Rangnick 63-vjeçar, do të jetë trajner i përkohshëm i Unitedit dhe do ta drejtojë ekipin deri në fund të këtij sezoni.

Ai në këtë post do ta zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaerin e shkarkuar të dielën e shkuar. Rangnick, aktualisht është pjesë e skuadrës nga Rusia, Lokomotiva e Moskës dhe ka rolin e menaxherit të zhvillimit për sport.

Ai pritet së shpejti të lirohet nga klubi rus për t’u zyrtarizuar te Unitedi.

Të ngjashme