Ratko Mlladiq inkuadrohet drejtpërdrejt në programin e mëngjesit të TV Hepi

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i Ushtrisë së Republikës Serbe nga koha e luftës, Ratko Mlladiq, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës me burgim të përjetshëm, është inkuadruar drejtpërdrejt në emisionin e mëngjesit të TV Hepi përmes telefonit.

Në emisionin që drejtohet nga Millomir Mariq, mysafirë ishin edhe lideri i Partisë Radikale, Vojisllav Sheshel, djali i Mlladiqit – Darku, dhe anëtari i Dumës Ruse, Pavel Dorohen, transmeton Koha.net.

Atë e thirri djali i tij, Darku, me telefon që t’i drejtohet opinionit. Ai i përshëndeti mysafirët në studio, posaçërisht Sheshelin.

“Ju puth gjyshi Ratko. Ky Mariqi të vijë të më vizitojë, le ta intervistojë Vojisllav Sheshelin, le të vijë edhe Voja (Shesheli)… Darko i thuaj Vojës të vijë që të lozim shah, sepse herën e fundit e munda 7:1. Dhe ishte e pranishme edhe ajo “Vasha Kosovare” (Kosovska devojka) dhe kaloi keq”, ka thënë Mlladiq, transmeton Koha.net.

Ai e përshëndeti edhe Dorohinin, madje në gjuhën ruse.

“Përshëndetje ë veçantë për Rusinë. Përshëndete Partinë Komuniste Sovjetike, pardon, të Federatës Ruse. Përshëndetje për Pavel dhe le t’i hapë sytë çfarë po do kjo farë NATO-ja, sikur shumë po zgjerohet drejt Rusisë. Edhe Voja të dobësohet pak. Qofshi shëndosh”, ka thënë Mlladiqi.

Mlladiqi është dënuar me burg të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit, vrasje… rikujton Koha.net.

Merret vesh se Mekanizmi për vepra penale, trashëgimtari i Tribunalit të Hagë, ka hapur hetime për rastin e inkuadrimit drejtpërdrejt të Ratko Mlladiqit në programin e mëngjesit të TV Hepi të Beogradit. Kështu i është thënë BBC-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme