Reagon LDK: I paprecedentë urimi i kryetares së Gjykatës Kushtetuese për kryeministrin Albin Kurti

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në një komunikatë për medie ka shprehë brengosje për afërsinë e paprecedentë të Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë – përkatësisht pushtetin, dhe urimin nga kryetarja e kësaj gjykate për Albin Kurtin dhe postin e tij si kryeministër.

Në reagimin e tyre thuhet se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese ka qenë vlerë e jashtëzakonshme e pjekurisë demokratike të institucionit që për vite ka ruajtur kredibilitetin e vet.

Komunikata e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shprehë brengosje për afërsinë e paprecedentë të Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë – përkatësisht pushtetin. Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese ka qenë vlerë e jashtëzakonshme e pjekurisë demokratike të institucionit që për vite ka ruajtur kredibilitetin e vet. Pushteti i Gjykatës është i ndarë dhe i pavarur nga ai i Qeverisë dhe si i tillë duhet të mbetet gjithëherë.

Tani çdo afrim, i Kryetarës së Gjykatës, në emër të Gjykatës, qoftë edhe si urim, i paprecedentë e i pazakontë dhe mbi të gjitha anues, dëshmon për cenimin e kredibilitetit të institucionit në fjalë; në kohë kur paanshmëria është vlerë thelbësore e demokracisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme