Real Madridi fiton ndaj Granadas, rimerr kreun në La Liga

Prishtinë | 21 Nën 2021 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Granada.

Mbretërit kanë fituar me rezultat 1-4 në ndeshjen e javës së 14-të të La Ligas.

Golat për Realin i shënuan Asensio (19’), Nacho (25’), Vinicius Junior (56’) dhe Mendy (76’).

Ndërsa për Granadën realizoi Suarez në minutën e 34-të.

Granada e përfundoi ndeshjen me 10 lojtar pasi që Monchu u ndëshkua me të kuq në minutën e 67-të.

Reali mbetet në krye të tabelës me 30 pikë, dy më shumë se Sevilla.

Të ngjashme