Reali mendon të ofrojë 150 milionë euro për Salahun

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është duke planifikuar të bëjë ofertë për sulmuesin egjiptian të Liverpoolit, Mohamed Salah, në rast se dështon të transferojë Eden Hazardin nga Chelsea, njoftoi “Don Balon” të hënën.

Reali po kërkon një zëvendësues për Cristiano Ronaldon dhe Hazard është shënjestra e parë.

Mirëpo, presidenti i Realit, Florentino Perez, është i gatshëm të shpenzojë 150 milionë euro në Salahun, nëse dështon të transferojë Hazardin.

Salah 26-vjeçar, këtë edicion ka shënuar 20 gola dhe ka nëntë asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme