Rekord i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Coronavirusi në Rusi

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Rusia ka regjistruar numra rekord për infeksionet ditore dhe vdekjet nga koronavirusi për herë të dytë në më pak se një javë, raporton AFP.

Zyrtarët shëndetësorë raportuan 25,487 infeksione të reja, duke e çuar totalin kombëtar në 2,187,990 raste që nga fillimi i pandemisë – ngarkesa e pestë më e lartë në botë.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu raportuan 524 vdekje, duke rritur fatalitetet totale të Rusisë nga Covid-19 në 38,062.

Ishte hera e dytë që nga e shtuna që vendi kishte regjistruar rritje rekord për të dy rastet dhe vdekjet.

Pavarësisht rritjes – të cilën Presidenti Vladimir Putin javën e kaluar e përshkroi si “alarmante” – Rusia nuk ka vendosur llojin e bllokimeve që shihen në disa pjesë të Evropës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme