Rekord viktimash nga Covid-19 në Brazil, 1 840 të vdekur në 24 orë

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Vazhdon të sjellë viktima të mëdha epidemia e Covid-19 në Brazil.

Në 24 orët e fundit 1840 persona e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm dhe janë infektuar 74.376 njerëz.

Bëhet fjalë për shifrën më të lartë të viktimave në një ditë që nga fillimi i pandemisë.

Bilanci i të vdekurve shkon të 259.402 gjithsej teksa janë infektuar 10.722.221 persona.

Prej gati 42 ditësh radhazi, mesatarja e viktimave ditore në Brazil mbetet në kuotat një mijë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme