Rezoluta e Presidentit për Luginën përplas deputetët, seanca përfundon pa asnjë vendim

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 17:08 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një rezolutë e sjellë nga presidenti i vendit Hashim Thaçi në Kuvend sot për shqyrtim dhe miratim një draft-rezolutë për kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka bërë që deputetët të përplasen mes vete, raporton EkonomiaOnline.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, tha se Memli Krasniqi rezoluta për kërkesat legjitime të Luginës me kërkesë të Presidentit në bazë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është e drejtë dhe duhet përkrahur.

Ai kritikoi partitë opozitare që sipas tij cdo nismë të Presidentit po e kundërshtojnë.

“Nuk po mendoj që është pikë jashtë rezolutës. A e keni problem që sot ka ardhur nga njeriu që quhet Hashim Thaçi. Këta e kanë traumë Hashim Thacin, prej ti as për Kosovë, as për Luginë e Shqipëri nuk donë. Nuk mundeni me reduktua krejt te një individ. Mundet me e marrë komisioni me trajtua.  Pse jeni kundër, nëse diçka është pozitive pse duhet me dalë kundër.  Nëse nuk e trajton ky komision një dorëshkrim që vjen prej kreut të shtetit nuk ka arsyetim”, tha ai.

Deputeti i VV-së, Liburn Aliu, tha se janë kundër që në këtë mënyrë të procedohen rezolutat nga Presidenti.

“Ne e morëm këtë rezolutë dhe kjo thirret në rezolutën e 6 qershorit 2013. Sa i përket teksti as nuk jemi hy në shqyrtim dhe krejt këto në këtë rezolutë janë thënë në këtë seancë. Kjo mënyrë e futjes, me i fut hundët në këtë seancë është krejtësisht joprocedurale”, tha ai.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se është e drejtë e Presidentit që të propozojë çka të dojë.

“E drejtë e presidentit është me propozua ndërsa ai nuk mundet me na shti me votua për diçka”, tha ai.

Deputeti i VV-sw, Ismajl Kurteshi, tha se rezoluta e Presidentit nuk duhet w merret pwr bazw.

“Të gjitha grupet parlamentare kanë pasur përfaqësues në takim dhe kemi shqyrtuar vetëm rezolutën që ne e kemi inicua. Asnjë rezolutë tjetër nuk është parë e arsyeshme të shqyrtohet”, tha ai.

Pikat nga rezoluta:

1. Çështja e Luginës së Preshevës të bëhet pjesë e përhershme e dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

2. Qeveria e Kosovës të informojë institucionet dhe forumet ndërkombëtare për politikën diskriminuese që po ushtron shteti serb ndaj qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës.

3. Qeveria e Kosovës në dialog të insiston që shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë të drejtat e njëjtë me qytetarët serbë në Kosovë.

4. Qeveria e Kosovës të pajisë me dokumente identifikuese qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë.

5. Qeveria e Kosovës të kërkojë nga Serbia ta ndërpresë pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

6. Qeveria e Kosovës të hapë përfaqësinë diplomatike në Luginë të Preshevës.

7. Qeveria e Kosovës në kuadër të zyrës së kryeministrit ta hapë një zyrë për Luginën e Preshevës.

8. Qeveria e Kosovës të ndajë fonde të përhershme zhvillimore për Luginën e Preshevës.

9. Qeveria e Kosovës të pajisë me tekste shkollore Luginën e Preshevës.

10. MKRS të obligohet të zbatojë menorandumin e bashkëpunimit. 

11. MAShT të rritë kuotat për studentët nga Lugina e Preshevës në universitete publike në Kosovë.

12. Tu lejohet mjekëve që diplomojnë në Prishtinë të kryejnë praktikën në Kosovë.

13. Kuvendi përmes komisioneve parlamentare ta përcjellë gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ngase për votimin e rezolutës nuk pati kuorum, votimi i saj u vendos për seancë tjetër.

Të ngjashme