Rruga Tetovë-Prizren, ministri Aliu thotë se do të kushtojë mbi 150 milionë euro

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 12:10 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar shqyrtim propozim-vendimin për formimin e Komisionit për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë. Ky projekt do të kushtojë mbi 150 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Infrastrukturës dhe Planifikimit të Mjedisit Hapësinorë, Liburn Aliu, ka thënë se studimet e para fizibilitetit janë kryer dhe tani do të filloj puna konkrete teknike.

Aliu ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për shkak se lidh Prizrenin me Tetovën, e po ashtu lidhet me rrugë që çojnë në Shkup, Durrës, Prishtinë e Tiranë.

“Të prezantoj vendimin e sotëm të Qeverisë për krijimin e komisionit për studimin e fizibilitetin për rrugën Tetovë-Prizren. Kjo do të lidhe edhe korridorin për Shqipëri, është një rrugë mjaftë e rëndësishme edhe pse e vështirë. Studimet e fizibilitetit janë arritur nga Maqedonia. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që kemi arrit shumë shpejt deri në këtë pikë. Në vitin tjetër do të kemi fillimin e dizajnit”.

“Tunelet janë të ndryshme, variantit më i përshtatshëm është që ka tunelin më të gjatë mbi fshatin Manastericë dhe kalon në fshatin Bozofq në Maqedoni. Po ashtu edhe Prevalla lidhet me këtë rrugë. Për realizimin janë shqyrtuar shumë dokumente. Për ne është i pashmangshëm tuneli. Ky projekt do të realizohet me komisione të përbashkëta. Zhvillimi i turizmit malor të jetë më komplimentar. Projekti do të kalojë mbi 150 milionë euro mund të shkoj edhe më lartë”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se nuk do të ketë vonesa për shkak të mungesës së mjeteve.

“Dua ta rikonfirmojë është projekt madhor që ka qenë premtim i kësaj qeveria. Nuk do të ketë vonesa për shkak të mungesës së mjeteve”.

Fjala e plotë e ministrit Aliu:

Vendimi i sotëm i Qeverisë për krijimin e komisionit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë, është hap konkret pas marrëveshjës e cila u nënshkrua në Shkup në mes të dy kryeministrave, e cila ka të bëjë me realizimin e një projekti të rëndësishem, ku përpos që lidh dy qytete si Prizrenin dhe Tetovën, lidh në fakt edhe dy korridore shumë të rëndësishme që është korridori i 8-të, që nga Shkupi mbërrin në Durrës përmes Librazhdit, pikës Qafë-Thanë dhe korridorit të rrugës së Kombit nga Prishtina në Tiranë, e më pas këto dy korridore mund të lidhen mes vete përmes rrugës Prizren-Tetovë.
Studimet e parafizibilitetit tashmë janë bërë nga ana e Drejtorisë së Rrugëve në Republikën e Maqedonisë, dhe me nënshkrimin e marrëveshjes mes dy Qeverive në Shkup, e po ashtu me vendimin e sotëm do të filloj puna konkrete teknike drejt përfundimit të punimit të këtij fizibiliteti dhe fillimit të projektit të menjëhershëm për realizimin e kësaj rruge.
Pra, për më pak se një vit kemi arritur në faza shumë konkrete të realizimit të projektit dhe kjo më bën të lumtur dhe jam falënderues ndaj të gjithë Ministrave dhe Anëtarëve të kabinetit që sot e votuan këtë propozim-vendim.

Në bazë të studimit të parafizibilitetit të realizuar deri më tani janë tre variante, bëhet fjalë për variantet në të cilat tunelet janë të ndryshme, lartësia mbidetare dhe kushtet në teren përcaktojnë këto variante, ku është varianti më i gjatë tuneli 6.4 kilometra dhe është mbi fshatin Manastiricë nga ana e Republikës së Kosovës dhe kalon në anën tjetër afër fshatit Bozovcë në Republikën e Maqedonisë dhe ku pastaj përmes Brudecit mund të lidhemi në Tetovë. Ndërsa deri në fshatin Manastiricë janë të shqyrtuara variantet të cilat nga ky fshat të qojnë në Reçan dhe në Prizren e poashtu edhe varianti tjetër nga Manastirica në Zaplluzhë deri në daljen jugore të autostradës Prizren-Prishtinë.
Për tu realizuar kjo rrugë, janë shqyrtuar dokumete të shumta nga të dy anët, në mënyrë që mos të cenojmë hapësira e sipërfaqe të cilat mund të rrezikojnë vlerat natyrore të parkut nacional të Sharrit. Nga të dy anët, si pjesa e parkut nacional Sharri nga ana e Republikës së Maqedonisë, po ashtu nga ana e Republikës së Kosovës, ka plane hapësinore të cilat e parashohin realizimin e kësaj rruge dhe evitimin e zonave strikte, prandaj është edhe i domosdoshëm varianti me tunel më të gjatë. Këtë vit patëm zotim për rrugën Prizren-Tetovë, në afat rekord, po këtë vit po nisin punët në drejtim të realizimit të këtij projekti.

Të ngjashme