Seancë e jashtëzakonshme për Projektligjin dhe Platformën për dialogun

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 15:34 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendi ka marrë vendim që nesër në ora 09:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Në seancë do të bëhet Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegaconit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë si dhe Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli tha se seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga kryeministri Haradinaj do mbahet nesër në orën 09:00.

“Kryeministri ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme seanca do mbahet nesër në ora 9:00, ndërsa në orën 10:00 do vazhdojmë me seancën e rregullt”, tha Veseli.

Të ngjashme