Sejdi Hoxha kujton protestat e 31 janarit të 1990-tës

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, ka kujtuar ngjarjen historike të organizimit të protestave të datës 31 janar 1990, ku cilson si një ndër revolucionet e Drenicës për ta mbrojtur autonominë e Kosovës.

Në këtë ngjarje historike ai ishte prezent në homazhe, për nder të kësaj date.

Postimi i plotë:

Organizimi i protestave me 31 janar të vitit 1990 ishte njëra ndër revolucionet në Drenasin e Drenicës për ta mbrojtur autonominë e Kosovës.

Në këtë ngjarje historike ranë dëshmorë: Enver Morina dhe Shani Morina nga Çikatova e vjetër dhe Sahit Shala nga Krajkova.

Lavdi e përjetshme për dëshmoret, nder dhe respekt për familjet e tyre.

Sejdi Hoxha

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme