Selimi për Krishtlindje në konak te ushtari i Haradinajt, rrëfen storie të luftës

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, me rastin e festës së Krishtlindjeve e ka vizituar Mark Krasniqin, ushtarin e Ramush Haradinajt.

Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka rrëfyer edhe një storie të luftës, të cilën ia ka treguar Bergita, vajza e Krasniqit.

Selimi ka theksuar që “lufta e Markut e heshtja e Bergitës, 3 vjeçare janë themeli i rezistencës e i bashkëjetesës sonë”.

“Festat e shqiptarëve, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, na bëjnë të përkujtojmë gëzimet e sfidat e familjes së madhe të shqiptarisë. Me leje të Bergitës, po e ndajë një storie të luftës.

“Gjatë rrethimit të Meqës nga forcat serbe, shumë familje, gra e femijë, mbetën në mëshirën e heshtjes për të mbrojtur jetën e vet. Pas një kohe familjes Krasniqi me Bergitën 3 vjeçare, i dolën në shpëtim dhe mbrojtje UÇK-ja.

Aty në shpëtim, Bergitën e pyetën “A qajte gjatë rrethimit?”. Bergita e vogël u pergjigj, “Pasha Krishtin nuk kam guxu me kja se jom tut mos po ma masakrojnë babën”, ka shkruar Selimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme