Selmanaj: As pozitës, as opozitës nuk i duhet vendi pa njerëz

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se as pushtetit dhe as opozitës nuk i nevojitet një vend i zbrazët dhe me të rinj që janë në ikje, raporton Ekonomia Online.

Selmanaj në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për largimin e të rinjve nga Kosova, tha se ata që kanë qenë në pushtet kanë më shumë faj.

“As pushtetit as opozitës nuk i duhet një vend i zbrazët. Rezultati final është Kosova po zbrazet. Po e shoh më tepër si dështim i komplet elitave tona politike, kulturore, sociale dhe gjitha fushave. Normalisht që disa kanë më pak e disa më shumë faj por sigurisht ata që kanë qenë më shumë në pushtet kanë më shumë faj”, tha Selmanaj.

Sipas tij, kryeministri ia rritë pagën vetit ku qytetarët marrin një mesazh të keq. Selmanaj shtoi se janë mbi 120 mijë kërkesa për vize pune në Gjermani.

“Janë 120 mijë kërkesa për viza pune në Gjermani. Afër 35 mijë i ka lëshu. Mos te flasim për ambasadat tjera. Unë po i shoh dy fenomene. Disa njerëz po ikin nga varfëria por edhe disa të tjerë për shkak të mbytjes së shpresës. Ky është proces që na ka ndodhë që nga pas lufta dhe nuk është bërë zgjidhje”, shtoi Selmanaj.

Akuza pati edhe krerët e institucioneve, sipas tij, nuk japin imazh të mirë për vendin dhe shpresë për qytetarët.

“Xhavit Haliti thotë ka dy tri milionë i kemi secili në Kosovë. Njerëz janë në rrezik për mbijetesë për 200-300 euro. Cili është mesazhi kur dikush i bën 3-4 shtëpi në Marigona Rezidence. Cili është mesazhi kur presidenti bën vilë. Cili është mesazhi kur Policia e Kosovës merr pjesë në krim të organizuar”, u shpreh ai.

Selmanaj propozoi që Qeveria e Kuvendi duhet të kujdesen ta shpallin gjendje serioze dhe të bëjmë projekte se si ta nxjerrim Kosovën prej kësaj situate.

“Ti heqim shpenzimet 500 mijë euro për festa. Për kë po festojmë. Nuk jam i sigurt që mund ta ndalim por të paktën shpallim përpjekje”, tha ai.

Të ngjashme