Senatorja amerikane në takimin me Kurtin shpreh mbështetjen për Programin e Partneritetit Kosovë-Iowa

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Joni Ernst, senatoren nga shteti i Iowa-s së SHBA-së.

Në këtë takim u bisedua për e bashkëpunimit mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, përtej partneritetit ushtarak edhe në fusha të tjera, si: bujqësia, arsimi dhe tregtia.
Senatorja amerikane, përgëzoi kryeministrin dhe institucionet e Kosovës, për punën në avancimin e agjendës euroatlantike.

Ajo shprehu mbështetjen e saj për e Kosovën në të gjitha fushat zhvillimore, veçanërisht për Programin e Partneritetit Kosovë – Iowa, që këtë vit përmbushë një dekadë.

Kurti ka thënë se Kosova e vlerëson partneritetin strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e përkushtuar për të forcuar këtë partneritet.

Në takimin që u zhvillua në Zyrën e Kryeministrit, në kuadër të vizitës së senatores Ernst në Kosovë, ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett dhe bashkëpunëtorët tjerë.

Të ngjashme