Shahini: Fokusi kryesor i LDK-së, programi zhvillimor në arsim

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputet nga LDK-ja Mimoza Shahini ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës këtë herë është organizuar mjaft mirë për të ofruar një program cilësor në arsim.

Madje, ajo tha se në konceptin zhvillimor do të ketë investim që fillon nga fëmijëria e hershme dhe 50% janë paraparë për përfshirjen e fëmijëve në institucione.

Njoftimi i plotë:

“Lidhja Demokratike e Kosovës kësaj here është organizuar mjaft mirë. Të gjithë intelektualët që i kanë në fushën e arsimit për të futuar një program që sjellë një nocion të ri inovativ. Në konceptin zhvillimor ne do të shikojmë një investim që fillon nga fëmijëria e hershme dhe përgjatë gjithë jetës. Për katër vjeçarin e ardhshëm kemi paparë 50% të përfshirjes së fëmijëve në institucionet shkollore. Pastaj kemi planin e shkollave fillore dhe të mesme. Ndërkohë kemi disa ide të cilat mendojmë se do sjellin risi në shkollat profesionale. Në nivelin e arsimit të lartë do të përpiqemi të kemi një harmonizim të ligjeve që të bëjmë rangimin e universiteteve.

Të ngjashme