Shala: Halim Bajraktari i Ri, njëri me qasje të lartë etike e kombëtare

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se djali i Halim Bajraktarit nësoj si babai është njëri me qasje të lartë etike e kombëtare, raporton EO.

“Halim Bajraktari i Ri, për shumëçka i ka ngjarë babait të tij. Është djalë me shumë dinjitet. Si anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Drenas, Halim Bajraktari kryen punë me përgjegjësi, me një qasje të lartë etike, njerëzore e kombëtare” ka shkruar Shala mes tjerash në Facebook.

Postimi i plotë:

Me Halim Bajraktarin e Ri.Halimi me krenari mban emrin e babait të tij, Heroit të Kosovës – Halim Bajraktarit.Nga shumë ushtarët që i kam njohur gjatë kohës së luftës, me shumë respekt e kujtojë Halim Bajraktarin nga Çikatova e Re.

Para luftës Halimi ka qenë aktivist politik në Këshillin për Financim, kurse luftës iu bashkua në pranverë të vitit 1998, duke u bë pjesë e njësitit “Pëllumbi”. Halim Bajraktari shërbeu si një ushtar trim në beteja, kurse shembullor në përgjegjësi, derisa ra heroikisht më 18 prill të vitit 1999 në pozicionet te Shkëmbi i Gradinës. Bashkë me Halim Bajraktarin aty kanë rënë dëshmorë edhe Mentor Morina nga fshati Arllat dhe Ramadan Bytyçi nga fshati Gjergjaj.

Halim Bajraktari i Ri, për shumëçka i ka ngjarë babait të tij. Është djalë me shumë dinjitet. Si anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Drenas, Halim Bajraktari kryen punë me përgjegjësi, me një qasje të lartë etike, njerëzore e kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme