Shala i AAK-së: Do të krijojmë kushte më të mira për studim e punësim për rininë

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i AAK-së, Besnik Shala, tha se ka biseduar me të rinjtë e Vushtrrisë për krijimin e kushteve më të mira për studim dhe punësim.

Në takim me të rinjtë, Shala është ndier krenar me ta.

Tutje, postimi i plotë i saj:

Një takim të mbarë pata sot edhe me disa të rinjë të qytetit të Vushtrrisë.

Me të rinjtë biseduam për të ardhmen e rinisë në përgjithësi, do të mundohemi të krijojmë kushte më të mira për studim e punësim.

Në takim me ta, sot pashë të ardhmen në sy dhe ndjeva krenari për rininë tonë të mrekullueshme.

Me vullnetë të mirë do të jemi zë i fuqishmëm i të rinjëve në Kuvendin e Kosovës.

#aak135

#104

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme