Shala kafen e mëngjesit me gruan: Besojmë në fitoren e radhës të PDK-së

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala ka nisur mëngjesin me gruan e tij Salën.

Shala ka thënë se ata besojnë në fitorën e radhës së PDK-së.

Postimi i plotë në facebook:

Një kafe me gruan time, Salën, këtë mëngjes kur edhe po e nisim fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjatë ditëve në vijim Sala do të jetë Mentorja ime, dhe ky fakt është një ogur i mirë, sepse përvoja e saj me fitoret e njëpasnjëshme në pesë legjislatura të Kuvendit të Kosovës, më bën të besoj në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe në fitoren time si kandidat.

Gruas time, dikur shoqes së studimeve dhe të ilegalitetit, Sala Berisha Shalës, i detyrohem për gjithçka në jetë. Rrugëtimi ynë jetësor na ka përplasur në gjithfarë sfidash, por gjithmonë bashkë ia kemi dalë mbanë. Jemi rritur bashkë me idealet e këtij vendi, bashkë kemi rënë në burg, por s’jemi thyer asnjëherë. Jemi përballuar me izolimin, me diferencimin, me luftën, por gjithmonë kemi besuar se drita ngadhënjen mbi errësirën, dashuria mbi urrejtjen, shpresa mbi fatalitetin, liria mbi robërinë.

Sot, më shumë se kurrë, bashkë po besojmë në fitoren e radhës.

Me fat, na priftë e mbara!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme