Shala: Njerëzit e suksesshëm janë përkrahës të PDK-së

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet, Ferat Shala, tha se njerëzit e suksesshëm janë përkrahës të PDK-së pasi kjo parti i përkrah ata.

“Takim i përzemërt me Agim Kastratin, ndërmarrësin e suksesshëm, dashamirësin dhe mbështetësin e jetës sonë sportive”, ka shkruar Shala.

Po ashtu, Shala e cilësoi Kastratin si njëri prej aktivistëve më të palodhur të Partisë Demokratike të Kosovës në rajonin e Drenicës.

“Njerëzit e suksesshëm janë përkrahës të PDK-së, ashtu siç është edhe PDK-ja mbështetëse e njerëzve të suksesshëm të Kosovës”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme