Shala: PDK-ja është e vetmja parti që po ju ofron qytetarëve rritje të pagave dhe pensioneve

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet, Ferat Shala, tha se PDK-ja është e vetmja parti që në këto zgjedhje po ju ofron qytetarëve rritje të pagave dhe pensioneve.

Këtë deklaratë ai e tha gjatë një tubimi në Drenas.

Në vijim, statusi i plotë i Shalës:

Mobilizim dhe entuziazëm i madh  i demokratëve në nëndegët Drenas I, Drenas II dhe në Gllobar.

Qytetarët e Drenicës dje UÇK – sot PDK. Ata kanë ndarë mendjen që edhe në këto zgjedhje besimin t’ia japin Partisë Demokratike të Kosovës, sepse vetëm ajo po u qëndron afër.

PDK-ja është e vetmja parti që në këto zgjedhje po ju ofron qytetarëve rritje të pagave dhe pensioneve, mbështetje financiare për rimëkëmbjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, investime në bujqësi etj.

PDK-ja ka dhënë prova se e mban fjalën!

#FeratShala14 #Rimëkëmbje #PDK134

May be an image of one or more people, people standing and crowd
May be an image of 4 people and people standing

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme