Shala: Produktet e fabrikës “Wintech” të suksesshme edhe në tregjet e vendeve të BE-së

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka vizituar fabrikën “Wintech” në Drenas për produktet e të cilës ka thënë se suksesshëm janë plasur edhe në tregjet e vendeve të BE-së.

“Prodhimet e Wintech-it, si: dyer dhe dritare nga plastika e alumini, pastaj roleta nga alumini, fasada prej alumini, fasada të ventiluara etj., si dhe me linjat prodhuese e përpunuese të xhamit, e bëjnë këtë fabrikë model për afarizëm të suksesshëm jo vetëm në Kosovë. Produktet e Wintech-it që prej shumë vitesh janë të kërkuara në Kosovë dhe vendet e rajonit. Ato tashmë kanë plasman të suksesshëm edhe në tregjet e vendeve të BE-së” ka shkruar Shala në facebook.

Postimi i plotë:

Vizituam fabrikën Wintech që ndodhet në Parkun e Biznesit në Drenas, ku u pritëm nga drejtori, Hysni Asllanaj dhe bashkëpunëtorët e tij. Wintech Shpk është një success story në ekonominë kosovare.

Prodhimet e Wintech-it, si: dyer dhe dritare nga plastika e alumini, pastaj roleta nga alumini, fasada prej alumini, fasada të ventiluara etj., si dhe me linjat prodhuese e përpunuese të xhamit, e bëjnë këtë fabrikë model për afarizëm të suksesshëm jo vetëm në Kosovë.

Produktet e Wintech-it që prej shumë vitesh janë të kërkuara në Kosovë dhe vendet e rajonit. Ato tashmë kanë plasman të suksesshëm edhe në tregjet e vendeve të BE-së. Njerëzit e suksesshëm që kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm si Wintech, janë vlerë e njëmendtë e shtetit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme