Shala: Qytetarët e Poklekit dhe Vasilevës mbështesin qeverisjen e ardhshme nga PDK-ja

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala ka mbajtur takim me simpatizantë në fshatrat Poklek dhe Vasilevë të Drenasit.

Ai ka thënë se banorët e këtyre fshatrave mbështesin  fuqishëm qeverisjen e ardhshme të PDK-së.

Postimi i plotë i tij:

Takim mbresëlënës me anëtarë dhe simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike të Kosovës në Poklek të Vjetër, Poklek të Ri dhe Vasilevë.

Para përkrahësve të shumtë shpalosëm programin qeverisës #Rimëkëmbje dhe premtuam se jemi të vendosur që proceset e shtetndërtimit të nisura nga dy liderët tanë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, do t’i finalizojmë shumë shpjet.

Në Poklek të Vjetër, Poklek të Ri dhe Vasilevë qytetarët iu përgjigjen me PO të madhe qeverisjes së ardhshme të Kosovës në krye me PDK-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme