ShBA-ja rrit rezervat e vaksinës anti-Covid, ndërsa pjesa tjetër e botës përballet me mungesa

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka urdhëruar administratën e tij që të porositë edhe 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, Johnson & Johnson, duke bërë kështu që të krijohet tepricë e vaksinave në SHBA ndërsa pjesë tjetër e botës përballet me mungesa.

Edhe para urdhrit të së mërkurës, SHBA-ja do të kishte mjaftueshëm vaksina të aprovuara deri në maj për të mbuluar vaksinimin e çdo të rrituri dhe mjaftueshëm për 400 milionë njerëz deri në fund të korrikut. Doza të mjaftueshme për të mbuluar 200 milionë njerëz të tjerë janë porositur posa të aprovohen vaksinat e AstraZenecas dhe Novavaxit nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve. Dozat e J&J që do të mbulonin vaksinimin edhe të 100 milionë njerëzve të tjerë, pritet të pranohen në gjysmën e dytë të vitit, shkruan AP.

Zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë thënë se prioriteti i Bidenit është që të sigurohet se amerikanët janë vaksinuar para se të marrë në konsideratë të dërgojë vaksina diku tjetër.

Bideni kishte bërë lëvizje në kontribuimin financiar në aleancën COVAX të mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe OBSH-së, e cila do të ndihmojë të shpërndajë vaksinën me më shumë se 90 shtete që kanë të ardhura të ulëta dhe të mesme, megjithatë ende nuk ka dhënë ndonjë zotim se do të ndajë ndonjë dozë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme