ShBA raporton më shumë se 137 mijë raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara raportuan 137.885 infeksione të reja me koronavirus të hënën, duke e çuar totalin në të paktën 24,074,657 që nga fillimi i pandemisë sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Të hënën gjithashtu janë raportuar 1,381 vdekje të lidhura me virusin, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Numri i përgjithshëm i viktimave në SHBA me koronavirus tani qëndron në 398.981.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme