Shefi i BE-së i shkon në takim Hazirit, pasi zyrtarizoi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Gjilan | 11 Mar 2021 | 10:12 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kreu i Gjilanit, një ditë më parë zyrtarizoi kandidaturën e tij për të parin e LDK-së, raporton Ekonomia Online.

Takimi dypalësh nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta, përderisa asnjëri nuk ka pranuar që të deklarohet për medie.

Partia e Hazirit, LDK-ja të dielën mban kuvendi zgjedhor, për zgjedhjen e udhëheqësisë së partisë, pas dorëheqjeve, shkaku i rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të ngjashme