Shkencëtarët duan të vendoset ndalesë për redaktimin e gjeneve

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për një ndalesë mbarëbotërore në redaktimin e gjeneve për të bërë ‘foshnjw të dizajnuara’.

Sugjerimi vjen pasi një shkencëtar kinez shkaktoi polemika globale duke ndryshuar embrionet e binjakeve për t’i bërë ato imune ndaj HIV-it.

Studiuesit tani duan një ndalesë për redaktimin e ADN-së të njerëzve të gjallë sepse thonë se ka nevojë për të ngadalësuar “planet aventuriere për ri-inxhinierimin e specieve njerëzore”.

Ekspertët në këtë fushë janë të ndarë – disa kanë dalë në mbrojtje, ndërsa të tjerë e kanë quajtur ndalimin si “as të domosdoshëm e as të dobishëm” dhe thanë se mund të ndërpresë punë të rëndësishme.

Në një letër të botuar nga ekspertë nga SHBA-të, Kanadaja dhe Gjermania në revistën Nature, grupi i ekspertëve bëri thirrje për ndalim të përkohshëm.

Ata dëshirojnë që të krijohet një grup ndërkombëtar standardesh për të kontrolluar se si përdoret redaktimi i gjeneve – ndryshimi i ADN-së në spermatozoidet, vezët ose embrionet.

Redaktimi i ADN-së për qëllime kërkimore në laboratorë ende do të lejohet dhe vendet në fund të fundit do të jenë në gjendje të vendosin se çfarë bëjnë shkencëtarët e tyre.

Të ngjashme